Forca e Sigurisë së Kosovës Foto: KALLXO.com

FSK Prish Traditën, Nuk Parakalon më 17 Shkurt

Në agjendën të cilën e ka dërguar Zyra e Kryeministrit lidhur me aktivitetet me rastin e përvjetorit të nëntë të Pavarësisë nuk figuron parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në sheshet e kryeqytetit.

Se nuk do të ketë parakalim të FSK-së në Ditën e Pavarësisë për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Ibrahim Shala, zëdhënës i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shala theksoi se në agjendën e saj Qeveria nuk e ka paraparë parakalimin e FSK-së.

Megjithatë, sipas zëdhënësit Shala, Njësiti Ceremonial i FSK-së do të jetë i pranishëm gjatë homazheve te varri i ish-Presidentit, Ibrahim Rugova dhe te varri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Zëdhënësi i MFSK-së paralajmëroi mundësinë e pjesëmarrjes së ndonjë pjesëtari të FSK-së në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës.

http://kallxo.com/tre-dite-aktivitete-festive-per-17-shkurtin/

Që nga viti 2012, Forca e Sigurisë së Kosovës ka parakaluar në sheshet e kryeqytetit në çdo përvjetor të Pavarësisë së Kosovës.