Fisnik Ismajli Del Para Gjyqit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka dalë sot para Gjykatës në cilësinë e të pandehurit.

Në seancën fillestare të mbajtur në Gjykatën e Prishtinës, Fisnik Ismajli është deklaruar i pafajshëm.

Sipas aktakuzës, deputeti Ismajli akuzohet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri pa autorizim ka poseduar armë në atë mënyrë që më 30.11.2015 gjatë një kontrolli nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në hollin e Kuvendit të Kosovës tek i pandehuri janë gjetur dhe sekuestruar dy bombola me gaz lotsjellës të cilat i kishte fshehur në këpucët e tij me qëllim që t’i fusë në sallën plenare të Kuvendit.

http://kallxo.com/policia-fisnik-ismailit-iu-gjeten-dy-bombola-gazi/

Seanca e radhës mbahet më 13 dhjetor.

KALLXO.com raportoi edhe nga seancat e kaluara të këtij rasti.