
Ilustrim
Mitrovicë, një nxënës dyshohet se ka hedhur gaz lotsjellës në shkollë
18.3.2023 - 10:48
Një nxënës dyshohet se ka hedhur gaz – lotsjellës në ambientet e shkollës në Kçiq të Madh të Mitrovicës.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:31.
Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë dhe i dyshuari.
“Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftim.