EULEX Flet për Aksionin e Sotëm të Policisë

Një zëdhënëse e Misionit, la të kuptohet se aksioni i policisë, i raportuar në media sot paradite, është ndërmarrë pas hetimeve të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Ky (aksion) nuk ka të bëjë asgjë me Gjykatën Speciale”, tha për KALLXO.com, Dragana Nikoliq- Solomon, zëdhënëse e EULEX.

Ajo nuk dha më shumë detaje rreth aksionit duke paralajmëruar se së shpejti, Prokuroria Speciale e Kosovës do ta lëshojë një komunikatë rreth këtij aksioni.