Foto-Ilustrim

Dy Vëllezër Sulmojnë Policët

Zyrtarët policorë janë sulmuar mbrëmë nga dy vëllezër, pasi kanë ndaluar makinën e tipit “Ford” me të cilën ëpo udhëtonin të dyshuarit për këtë sulm.

Sipas raportit të përditshëm policor, sulmi ka ndodhur pasi zyrtarët policorë pas ndalimit të kësaj makine konstatuan se njëri nga udhëtarët në “Ford” kërkohej nga gjykata për vuajtje të dënimit prej 6 muajsh.

“Dy të dyshuarit (vëllezër) kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Si pasojë e sulmit të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Të dyshuarit për sulm janë arrestuar dhe u është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për sulme tjera që u janë bërë zyrtarëve policorë. Shkrimet e tilla mund t’i lexoni këtu.