Prishtina I Foto: Atdhe Mulla

Dy të Arrestuar për Grabitjen në Prishtinë

Në një informacion të lëshuar për medie Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona për vjedhjen grabitqare në një dyqan.

Sipas policisë arrestimi është bërë i mundur nga bashkëpunimi i hetuesve policorë të Prishtinës me njësitë policore në Ferizaj e Lipjan.

“Rasti ka ndodhur me datën 21.08.2017 në Prishtinë, saktësisht në një dyqan në lagjen Dardania,  ku nga personat e dyshuar viktimës (femër), i janë grabitur para të gatshme  (rreth 700 euro)” thuhet në njoftimin e policisë.

Të arrestuar janë personat me inicialet A. K. e P. F., i pari 22 e dyti 21 vjeçar.

Të arrestuarve u është caktuar ndalimi policor, ndërsa “aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë para se rasti t’i kaloj gjykatës”.

Policia bën me dije se në lidhje me këtë vjedhje grabitqare është në kërkim edhe të një personi të tretë.

KALLXO.com vazhdimisht ka shkruar edhe për grabitje tjera dhe arrestime e gjykime në lidhje me to. Këto shkrime mund t’i lexoni këtu.