Foto: Kallxo.com

Dorëheqje Aktivistësh nga VV

Një grup i aktivistëve të Vetëvendosjes kanë dhënë dorëheqje nga kjo parti në procesin e largimeve.

Në një konferencë për shtyp, Teuta Rrusta konfirmoi largimin e aktivistëve.

“Lëvizja ka qenë përditshmëria jonë, në Lëvizje kemi mësuar kritikën dhe angazhimin. Meqë është hedhur shumë baltë mbi punën e Sekretariatit në tri vitet e fundit, duhet thënë se e vërteta është shumë ndryshe”, tha Teuta Rrusta e cila deri tani ka qenë Koordiantore e Qendrave të VV-së.

“Një pjesë e aktivistëve të cilët kanë qenë pjesë e këtij angazhimi më nuk do të jenë pjesë e Lëvizjes VV. Lëvizja sot nuk është e njëjta, sot ajo është arenë luftrash meskine për pushtet”, shtoi ajo.

“E vetmja rrugë është ndarja”, tha Teuta Rrusta.

Nol Nushi, ish- Koordinatori i Sekretariatit te Përgjithshëm, tha se “çdo person që del nga Lëvizja Vetëvendosje është humbje”.

“Sot anash meje dhe prapa nesh janë aktivistë e aktiviste që kanë kontribut të madh në Lëvizje. Shpërfillja e arroganca që shprehu ndaj tyre Albini (Kurti), tregoi se ai nuk brengosej me për organizatën por veç për veten. Ne sot po largohemi nga Lëvizja shumë krenarë e aspak pishman për kohën e lënë aty”, tha Nushi.