Deputetja Shqipe Pantina - Foto: KALLXO.com

Pantina ia Uron Albin Kurtit Kryetarllëkun

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shqipe Pantina, në një intervistë për KALLXO.com ia ka uruar Albin Kurtit zgjedhjen në krye të partisë.

“Unë i uroj Albinit zgjedhjen e tij në krye të Lëvizjes Vetëvendosje, uroj që të jetë në gjendje ta reformojë Lëvizjen për ta bërë atë një parti moderne”, tha Pantina gjatë intervistës për KALLXO.com.

Ajo ka treguar arsyet se pse nuk ka dalë të votojë në zgjedhjet e djeshme të kësaj partie.

“Dje s’kam votuar si shenjë proteste me të gjitha zhvillimet e fundit në Vetëvendosje. Procesi zgjedhor nuk është vetëm dita e zgjedhjeve, por është një proces që paraprihet nga një sërë veprim tjera, përfshi këtu edhe fushatën. E gjithë mënyra se si është organizuar ky proces, prej mënyrës së shpalljes së zgjedhjeve e deri te kandidimi i Kurtit nga burgu e deri te një fushatë fyese ndaj atyre që kanë guxuar ta kundërshtojnë Kurtin, nuk kanë lënë hapësirë që kushdo që mendon ndryshe, qoftë t’i hyjë garës për ta sfiduar Kurtin apo për të dhënë një mendim ndryshe”, tha Pantina.

Ajo ka deklaruar se nuk i ka telefonuar Kurtit për ta uruar.

Këtë thotë që s’e ka bërë as në të kaluarën kur Visar Ymeri ishte zgjedhur kryetar i partisë.

http://kallxo.com/pantina-kam-degjuar-aktiviste-ta-quajne-kurtin-babe-e-komandant/

Shqipe Pantina tregoi se pse dha dorëheqje nga funksionet në Vetëvendosje.