Albin Kurti - Foto: Facebook

VV Pranon Dorëheqjet e Anëtarëve të Kryesisë, Zgjedh të Rinjtë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vendim për pranimin e dorëheqjeve të anëtarëve të Kryesisë.

Po ashtu, Këshilli i Përgjithshëm bëri plotësimin me 5 anëtarë të rinj që u votuan sot në mesin e 13 propozimeve për kandidatë.

Pesë anëtarët e rinj të Kryesisë, prej të cilëve 3 gra e 2 burra, të zgjedhur përmes votimit të fshehtë, janë: Mytaher Haskuka, Fitore Pacolli, Arben Vitia, Vlora Haxhimehmedi dhe Tinka Kurti.

Gjatë mbledhjes së sotme, Këshilli i Përgjithshëm diskutoi për raportin e shpenzimeve për zgjedhjet lokale, plan-buxhetin për vitin 2018 si dhe çështjet e organizimit dhe të funksionimit të brendshëm.

https://kallxo.com/vv-pranon-doreheqjet-e-anetareve-te-kryesise-zgjedh-te-rinjte/

Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha sot se 19 vjet pas çlirimit “detyrë e jona është ta vendosim Kosovën në binarë” dhe se për këtë është e rëndësishme dhe duhet të qeverisë subjekti i tij.