Donika Kadaj-Bujupi në gjykatë | Foto: KALLXO.com

Donika Kadaj-Bujupi: Cili Popull po na Gjykon?

Donika Kadaj-Bujupi tha se gjykata do të vendosë për deputetët në emër të popullit, por shtroi pyetjen se në emër të cilit popull po bëhet kjo.

“Kjo gjykatë duhet të na gjykojë në emër të popullit. Por çfarë ironie – cili popull po na gjykon? Populli që në mënyrë masovike kundërshtoi ‘zajednicën’ e demarkacionin përmes peticioneve dhe protestave”, tha Kadaj-Bujupi.

Ajo konstatoi se të akuzuarit mbrojtën shtetin.

“Ne i mbrojtëm institucionet dhe e mbrojtëm shtetin tonë”, tha Kadaj-Bujupi.

Edhe avokati i saj Afrim Salihu tha se “veprimet e të mbrojturës sime ishin në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Salihu deklaroi se beson që trupi gjykues do të vendosë drejt.

Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi e Albulena Haxhiu akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Ndërsa Faton Topalli vetëm për veprën e dytë penale.