Shpallja e vendimit ndaj të akuzurve për terrorizëm | Foto: KALLXO.com

Dënime për Terrorizëm

Gjykata Themelore në Prishtinë u shqiptoi sot dënime me burg shumicës prej 10 të akuzuarve për terrorizëm.

Me nga 4 vjet e 6 muaj burg gjykata dënoi Ernest Beqirin, Fisnik  dhe Emri Bushin. 3 vjet e 6 muaj qëndrim prapa grilave iu dhanë Fidan ibrahimajt, Kujtim Bllacës e Vehbi Gërxhaliut, ndërsa Fitim Dema u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg.

Kenan Rushiti u lirua nga akuza për terrorizëm, pasi prokurori hoqi dorë nga ndjekja e tij penale.

Procedura u veçua për Irfan Haqifin e Blerim Sylën.

Para dy ditësh në këtë gjykim kur u paraqit fjala përfundimtare e palëve disa nga të akuzuarit thanë se luftuan në Siri me grupet opozitare kundër Asad-it, disa të tjerë thanë se shkuan vetëm deri në turqi për të ndihmuar refugjatët sirianë, ndërsa kishte edhe të atillë që shfaqën pendesë për pjesëmarrjen në luftën e Sirisë.

Prokurori Abdurrahim islami në fjalën përfundimtare të paraqitur pardje tha se gjatë gjykimit është vërtetuar fajësia e të akuzuarve, ndërsa deklaroi se këtë e dëshmuan transkriptet e mesazheve telefonike të shkëmbyera mes atyre që janë pjesë e këtij procesi gjyqësor.

http://kallxo.com/pendime-dhe-arsyetime-per-shkuarjen-ne-siri/

Prokuroria Speciale e Kosovës më datën 7 maj 2015 ngriti aktakuzë ndaj Irfan Haqifit, Ernest Beqirit, Fidan Ibrahimajt, Kujtim Bllacës, Blerim Sylës, Fitim Demës, Emri Bushit, Vehbi Gërxhaliut dhe Fisnik Bushit.

Irfan Haqifi dhe Ernest Beqiri janë akuzuar nga prokuroria për veprën penale rekrutim për terrorizëm, ndërsa të tjerët për veprën penale organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Të akuzuarit Kujtim Bllaca dhe Blerim Syla janë të akuzuar edhe për veprën penale armëmbajtje pa leje.

Në seancat e mëhershme, gjashtë nga të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë, ndërsa katër të tjerët janë deklaruar të pafajshëm.

Fajësinë e kanë pranuar të akuzuarit  Kujtim Bllaca, Irfan Haqifi, Ernest Beqiri, Fidan Ibërdemaj,  Vehbi Gërxhaliu dhe Blerim Syla.

Të pafajshëm që nga seanca e parë ishin deklaruar Emri Bushi, Fisnik Bushi dhe Fitim Dema.

KALLXO.com ka raportuar edhe më parë për këtë rast.

Për rekrutim në terrorizëm dhe pjesëmarrje në grupet terroriste gjykatat në Kosovë dhanë dënime edhe më herët.

http://kallxo.com/denohet-zeqirja-qazimi/

http://kallxo.com/denim-fatos-rizvanollit-per-rekrutim-ne-terrorizem/