Demi e Quan të Kundërligjshëm Memorandumin e Ministrave të NISMA-s

Agron Demi, nga instituti GAP, e ka quajtur të kundërligjshëm memorandumin e arritur sot nga ana e tre ministrave të NISMA-ës në qeverinë e Kosovës.

Demi, në postimin e tij ka ngritur pikëpyetje mbi bazën ligjore të këtij memorandumi, i cili sipas tij është diskriminues, pasi që nuk mund të punësohen njerëz pa kualifikime të cilat kërkohen me ligjet në fuqi.

POSTIMI i PLOTË:

Një herë krijohen 21 ministri. Pastaj, duke parë se ka më shumë se një ministri që mbulon një fushë të caktuar, del nevoja për me themeluar komisione ndërministrore. Kësisoj janë krijuar së paku 33 komisione të tilla.

Duke e parë se ministritë nuk shkëmbejnë informata në mes vete, paraqitet nevoja (banale) për me lidh memorandume mirëkuptimi në mes të ministrive, sikur ato ministri të ishin të shteteve të ndryshme e jo të të njëjtës qeveri.

Duke e parë se ministritë e partive të ndryshme nuk komunikojnë mes vete, merren iniciativa si kjo sot në mes të ministrive me të cilat udhëheq NISMA, për të bashkëpunuar në një projekt jo ligjorë, për punësimin e një anëtari nga çdo familje.

Qysh mundet MASHT, e cila është e obliguar të punësoj staf në bazë të kualifikimit më të lartë, të punësoj dikë vetëm pse vjen nga një familje që nuk e ka asnjë të punësuar? Qysh mundet MTI me i bind bizneset me marr dikë në punë, jo pse është i përgatitur profesionalisht, po pse vjen nga një familje që nuk e ka asnjë të punësuar?!

http://kallxo.com/limaj-perparesi-punesimi-familjet-anetare-te-papune/