Pamje nga raportimi i Shpejtim Bulliqit para Komisionit parlamentar - Foto: KALLXO.com

Bulliqi: Nuk Kemi Asnjë Kontakt me Malin e Zi

Kryetari i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, tha sot para Komisionit parlamentar për Integrime Europiane, se në këtë fazë nuk kanë asnjë kontakt me Malin e Zi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit parlamentar, Bulliqi theksoi se Komisionit që e drejton ai i është dhënë mandat shtesë, që të analizohet dhe vlerësohet puna e ish-Komisionit për shënjimin e vijës.

Bulliqi ua tërhoqi vërejtjen anëtarëve të Komisionit që të bëjnë dallimin se çka është kufiri administrativ dhe çka ai kadastral.

“Këto janë dy nocione të ndryshme. Në këtë ndryshimin prej administrativit në kadastral, dmth këtu është humbja e territorit”, theksoi Bulliqi.

Gjatë raportimit të sotëm, Shpejtim Bulliqi theksoi se raporti i Komisionit të drejtuar prej tij ende nuk është gati për publikun.

http://kallxo.com/bulliqi-raporti-komisionit-ende-nuk-eshte-gati-per-publikun/

Lidhur me atë që raportoi, Bulliqi u kritikua nga anëtarët e Komisionit Parlamentar, sipas të cilëve ai nuk paraqiti kurrgjë të re.