Foto RTV 21

Banorët e Makovcit Protestojnë Nesër në Mesditë

Banorët e Makovcit të Prishtinës do të protestojnë nesër në lidhje em aksidentet me fatalitet që po ndodhin në rrugën e këtij fshati.

Sipas një njoftimi të dërguar mediave, banorët me protestë dëshirojnë që t’u kushtohet kujdes kërkesave të tyre nga institucionet lokale dhe qendrore.

Banorët thonë se në të njëjtin vend aksidentet po përsëriten, ndërsa e konsiderojnë të rrezikuar jetën e tyre.