Ceremonia e 48 vjetorit të UP-së | Foto: KALLXO.com

Bajrami: Ftojmë Politikën ta Lërë të Qetë Universitetin

Arjeta Bajrami, kryetare e Parlamentit të Studentëve kërkoi që politika ta lërë të qetë universitetin.

“Ftoj politikën ta lërë të qetë universitetin”, tha bajrami në ceremoninë e shënimit të 48 vjetorit të Universitetit të Prishtinës.

Ajo përmendi më tutje nevojën për punësim të atyre që diplomojnë në UP.

“Sot ne kemi nevojë për cilësi, për laboratorë më të mirë, kemi nevojë për punësim”, tha Bajrami.

Ajo kërkoi që të mos shihen ëndrra me sy hapur.

“Ka ardhur koha që ne të mos shohim ëndrra me sy të hapur, ka ardhur koha qe ne të marrim si prioritet arsimin dhe mos të bëjnë vetëm fjalë”, tha Bajrami.

Universiteti i Prishtinës shënoi sot 48 vjetorin e themelimit.

Si ditë e themelimit të UP-së konsiderohet 15 shkurti i vitit 1970 kur Kuvendi i Kosovës mbajti mbledhje solemne për këtë çështje.