Avokati: Deklaratën e Bujës e Demantoi Nehat Thaçi

Në edicionin e sontëm, “Drejtësia në Kosovë” transmetoi emisionin për arrestimin dhe paraburgimin e drejtorit rajonal të policisë në Mitrovicë Nehat Thaçit, nga ana e policisë serbe.

Njëri nga avokatet e Thaçit në Serbi Vladimir Gajiq, ka thënë se deklarata e deputetit Shukri Buja i ka bërë dëm Thaçit kur deklaroi se Thaçi ishte pjesë e UÇK-së.

“Kjo ka qenë një deklaratë e cila nuk i ka ndihmuar fort. Te ne gazetarët dolën dhe thanë së janë demantuar avokatët e Nehatit ndërkaq ne kemi thënë vetëm atë çka Nehati ka thënë para prokurorisë”, theksoi  Gajiq për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Deputeti i PDK-së Shukri Buja kishte deklaruar në seancën e kuvendit se Thaçi ka qenë ushtar i UÇK-së, deklaratë kjo e kundërt me deklarimit e nënkolonelit të policisë para prokurorisë serbe.

Emisionin e plotë mund ta shihni në linkun e mëposhtëm: