Avokatë, Prokurorë e Gjyqtarë Informohen për Rregulloren e Gjykatës Speciale

Gjatë ditës së sotme është mbajtur një sesion informues për avokatët që kanë mbi pesë vjet përvojë pune si avokat, gjyqtarë apo prokurorë.

Me anë të një njoftimi, Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se sesioni informues erdhi në kuadër të bashkëpunimit në mes të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Takimi informues është zhvilluar nën udhëheqjen e kryetarit të Odës së Avokatëve, Osman Havolli.

Udhëheqësi i zyrës së mbrojtjes pranë Gjykatës Speciale, David Hain dhe udhëheqësja e zyrës për mbrojtjen e viktimave, Silke Stidzinsky kanë ligjëruar gjatë këtij takimi ku kanë paraqitur informacione të nevojshme për avokatët e Kosovës lidhur me Rregulloret e Dhomave të Specializuara dhe procedurat tjera pranë këtyre Dhomave.

“Përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara inkurajojnë avokatët që të aplikojnë për të qenë pjesë e listave përkatëse, Listës së Mbrojtësve të Specializuar dhe Listës së Mbrojtësve të Viktimave pasi që do të kenë lehtësira duke pasur parasysh se gjykata do të mbajë procedurën gjyqësore në gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe në gjuhën angleze”, thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike.

06 Shkurt 2018 - 18:09

Adelina Ahmeti 06/02/2018 - 18:09
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend