Avdullah Hoti: Kuvendi i Kosovës sot nuk po Bëhet Gazi i Botës

Avdullah Hoti tha sot në Kuvend se i vjen mirë se sot nuk po duket që do të ketë gaz lotsjellës.

“Kuvendi i Kosovës sot nuk po bëhet gazi i botës”, tha Hoti.

Ai tha se LDK-ja nuk do të sulmojë me gaz lotsjellës, ashtu siç bëri opozita ndaj Kryeministrit Mustafa.

“Për dallim nga hera e kaluar sot nuk ka gaz lotsjellës e as dhunë ndaj kryeministrit. Një nga ata që nxiste dhunë sot është kryeministër, por ne nuk do ta bëjmë atë edhe pse kemi të drejtë morale ta bëjmë”, tha Hoti.

Hoti konstatoi se asnjë shkronjë e marrëveshjes së vitit 2015 nuk ka ndryshuar.

“Marrëveshja është e ajo e vitit 2015, asnjë shkronjë s’ka ndryshu, pos rrethanave që kanë ndryshu, e më vjen mirë që kanë ndryshu”, tha Hoti.

Hoti kërkoi edhe nga deputetët e Vetëvendosjes të votojnë pro ratifikimit të marrëveshjes.

Hoti tha se pas ratifikimit të marrëveshjes qeveria duhet të japë dorëheqje.

“Me rregullat e demokracisë, kryeministri do te duhej të japë dorëheqje e vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Nuk po hy në debat me kryeministrin ngase ai është i ashpër në debat”, tha Hoti.