Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi Ther me Thikë një Person

Një burrë nga Ferizaj është arrestuar nën dyshimin se ka therur me thikë një burrë tjetër.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme pas mesnatës.

Në raportin ditor të Policisë thuhet se i dyshuari, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar e therur me thikë personin tjetër duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.