Facebook, ilustrim
Arrestohet Pasi Postoi Fotografi me Armë në Rrjetet Sociale
12.3.2018 - 11:04
Një person është arrestuar nga policia pas postimit të një fotografie me armë në rrjetet sociale.
Sipas policisë, në rrugën “Beteja e Bardhit” në Fushë- Kosovë, një person është arrestuar pasi kishte ekspozuar një fotografi me armë në dorë në rrjetet sociale.
Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje