Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohet nga Policia Pasi Sulmon Burrin

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Fushë-Kosovë, policia ka arrestuar një grua pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht burrin e saj.

Viktima pas lëndimeve të marra është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe në vitin 2014 Gazeta Jeta në Kosovë kishte shkruar për një rast tjetër kur gruaja e sulmoi bashkëshortin.

http://kallxo.com/gruaja-sulmon-burrin-ne-prizren/

Por KALLXO.com ka shkruar për shumë më shumë raste kur burrat kanë sulmuar gratë e tyre.

http://kallxo.com/sulmohet-fizikisht-nga-bashkeshorti/

http://kallxo.com/dehuri-sulmon-bashkeshorten-dhe-femijet/

http://kallxo.com/sulmon-bashkeshorten-lirohet-ne-procedure-te-rregullt/