Foto-ilustrim

Arrestohet dhe Lirohet për të Shtëna në Aheng

Ahengu po zhvillohej në fshatin Zhabar të Mitrovicës, ndërsa policia në këtë lokacion në cilësi të provave materiale mori edhe katër gëzhoja të predhave që dyshohet se janë shkrepur atje.

Përveç pushkës dhe gëzhojave të konfiskuara, policia arrestoi dhe më pas liroi personin me inicialet O. S., 29 vjeçar.

“Në atë lokacion është konfiskuar një armë-pushkë automatike si dhe në cilësi të provave materiale janë marrë katër gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur në atë lokacion. Po ashtu është arrestuar i dyshuari O. S. 29 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt,” njoftoi policia me anë të një komunikate.

Gjithashtu komunikata sqaroi së informacionet për të shtënat në aheng policisë i kishin ardhur nga qytetarët.

“Policia në Mitrovicë i është përgjigjur një informacioni të dhënë nga qytetarët për të shtëna me armë në orët e mbrëmjes të datës 7 korrik 2016. Policia ka identifikuar shtëpinë nga ku dyshohej se ishte shtënë me armë, ku njëkohësisht ishte identifikuar se kishte aheng familjar,” bëhet e ditur në komunikatë.

Rasti sipas policisë po hetohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës.

KALLXO.com shkroi edhe për raste të tjera të të shtënave nëpër ahengje.

http://kallxo.com/i-konfiskohen-dy-revole-pas-te-shtenave-ne-aheng/

http://kallxo.com/veteplagosje-ne-aheng/

http://kallxo.com/policia-me-afer-ahengjeve-per-te-penguar-te-shtenat/

Foto-ilustrim
Foto-ilustrim