Foto-ilustrim

Arrestohen Dy Persona për Posedim Droge në Skenderaj

Mbrëmë në Skenderaj janë arrestuar dy persona, të cilëve u janë gjetur substanca narkotike.

Lajmin për këtë arrestim e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale në Mitrovicë Avni Zahiti.

“Ajo çka mund të konfirmoj është se policia në Skenderaj ka arrestuar dy persona, të cilët dyshoheshin për posedim të substancave narkotike, mirëpo tash janë duke u marrë njësitet e policisë dhe s’kam informacione”, tha Zahiti.

KALLXO.com merr vesh se bëhet fjalë për sasi të madhe të drogës.

KALLXO.com shkroi edhe për konfiskim të 82 kilogramëve të drogës në Mitrovicën Veriore dy ditë më parë.

Arrestohen Dy Persona për Posedim Droge në Skenderaj