Arbana Xharra e Tomë Gashi Debatojnë për Guximin e Prokurorëve e Gjykatësve

Kryeredaktorja e “Zërit”, Arbana Xharra dhe avokati Tomë Gashi, kanë debatuar në emisionin Jeta në Kosovë rreth asaj nëse EULEX-it duhet t’i vazhdohet mandati edhe përtej qershorit të këtij viti.

Për Arbana Xharrën, vazhdimi i mandatit të EULEX-it është i domosdoshëm pasi ajo nuk sheh gatishmëri nga prokurorët e gjykatësit vendore të merren me raste të ndjeshme.

“Asnjë nga prokurorët nuk kanë guxim që të merren me Azem Sylën”, tha Xharra.

Por Tomë Gashi, i cili e mbron Azem Sylën në dyshimet për të cilat u zhvillua dje aksioni i gjerë i policisë, e shikon këtë problem edhe në aspektin politik.

“Pa ndryshime politike nuk mundesh me njerëz të kriminalizuar në politikë, me pru prokurorë dhe gjyqtarë të pakriminalizuar. S’ka ambient politik”, tha Tomë Gashi.