Aktakuzë për Terrorizëm ndaj Dy Personave

Aktakuzën, sipas komunikatës së Prokurorisë së Shtetit, e ka ngritur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kishin qëllim që t’i bashkohen organizatës terroriste “AL Nusra”  që luftonte për krijimin e shtetit Islamik- ISIS në Siri dhe Irak.

Në aktakuzë thuhet se të pandehurit në nëntor të vitit 2013 nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës kanë udhëtuar për në Stamboll, e prej aty në qytetin Hatay të Turqisë në kufi me Sirinë, e më pas kanë kaluar në Siri ku janë vendosur në qytetin Azaz.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit  pas përgatitjeve disaditëshe janë pajisur më armë duke u angazhuar në veprimtari të grupit terrorist “Al Nusra”, deri kur janë kthyer në Kosovë në shkurt të vitit 2014.

Me këto veprime, sipas aktakuzës, të pandehurit secili veç e veç kanë kryer veprën penale organizim  dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Nëpër gjykatat kosovare janë duke u zhvilluar disa procese gjyqësore që lidhen me vepra terrorizmi.

Në Gjykatën e Gjilanit po për pjesëmarrje në grup terrorist është duke u gjykuar Vilson Halili.

http://kallxo.com/aktakuze-e-re-per-luften-ne-siri/

në këtë gjykatë me 3 vjet burg është dënuar edhe Florentin Bajrami.

http://kallxo.com/tre-vjet-burg-per-pjesetarin-e-isis-it/