Gjykata Themelore në Gjilan

Lirohet i Akuzuari për Vrasjen e Motrës

Leotrim Zejnullahu është liruar nga akuza për vrasjen e së motrës.

I akuzuari nga Tërpeza e Vitisë akuzohej se nga Prokuroria Themelore në Gjilan se më  1 nëntor të vitit të vitit të kaluar në shtëpinë e tij, ka kryer veprën penale vrasje nga pakujdesia.

Trupi gjykues i drejtuar nga gjykatësi Afrim Shala, e ka liruar Zejnullahun për shkak se “pasoja e veprës penale të vrasjes nga pakujdesia… e ka goditur aq rëndë të pandehurin sa që dënimi është i panevojshëm për realizimin e qëllimit të tij”.

Por 22 vjeçari Zejnullahu është gjetur fajtor në pikën e akuzës për armëmbajtje pa leje ndaj i ëhstë shqiptuar një gjobë prej 300 euro.

Gjykata Themelore në Gjilan në aktgjykimin e saj ka sqaruar se Leotrim Zejnullahu në shqyrtimin fillestar ka pranuar fajësinë për veprat penale me të cilat ngarkohej.

Sipas aktgjykimit të kësaj gjykate,  22 vjeçari Leotrim Zejnullahu edhe përkundër që është gjetur fajtor  lirohet nga vuajta e dënimit ngase pasoja e veprës penale të vrasjes nga pakujdesia e ka goditur aq rëndë të pandehurin sa që denimi është i panevojshëm për realizimin e qëllimit të tij.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit kishte rrëzuar vendimin e Gjykatës Themelore në Gjilan lidhur me masën e paraburgimit, pasi kjo gjykatë i kishte caktuar 1 muaj paraburgim ndërsa Gjykata e Apelit e kishte lënë të lirë pastaj.

http://kallxo.com/gjykata-e-apelit-le-te-lire-te-dyshuarin-per-vrasjen-e-motres/