Aktakuzë për Krime Lufte

Ngritjen e aktakuzës për krime lufte e bëri të ditur Prokuroria Speciale me anë të një komunikate.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit R. Sh., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak se ka kryer veprën penale: Krimi i luftës kundër popullsisë civile,” thuhet në komunikatë.

Komunikata sqaron se kjo vepër penale është e dënueshme “sipas nenit 142 të ligjit të aplikueshëm lidhur më Konventën e IV të Gjenevës dhe nenit 152 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Neni 152 për krime të luftës kundër popullsisë civile parashikon dënim me së paku pesë vjet burg e deri në burgim të përjetshëm.