Aksionet më të Mëdha të Policisë në 2016

Filmimet ekskluzive të realizuara nga ekipi i emisionit “Drejtësia në Kosovë” në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të transmetohen sonte në kuadër të emisionit “Drejtësia në Kosovë”.

Aksionet me pamje ekskluzive në luftën kundër trafikantëve të dogës, kultivuesve të marihuanës etj, janë pjesë e përmbledhjes që pritet të transmetohet sonte.

Poashtu do të mund t`i ndiqni pamjet ekskluzive nga aksioni i njësisë speciale të Policisë së Kosovës në zbulimin e koktejeve të molotovit të cilat u gjetën në objektin që shfrytëzohej nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gjithashtu do të ndiqni edhe pjesë nga aksionet e Policisë në kazino nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

“Drejtësia në Kosovë”, transmetohet çdo të premte në orën 22:30 në RTK dhe repriza të hënën në mesditë.