Droga e sekuestruar | Foto: Policia e Shqipërisë

10 Kilogramë Narkotikë Kapen në Tepelenë

Është arrestuar një person në fshatin Luzat të Tepelenës pasi gjatë kontrollit në banesën e tij policia shqiptare ka gjetur 10 kilogramë kanabis.

I arrestuari për posedim kanabisi është shtetasi shqiptar me inicialet I. G., i moshës 60 vjeçare.

Droga e zbuluar, sipas policisë, është sekuestruar në cilësi të provës materiale, ndërsa materialet e këtij rasti i shkuan Prokurorisë në Gjirokastër për veprime të mëtutjeshme.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të sekuestr5imit të drogës nga Policia e Shqipërisë.