Foto: Ilustrim

Zyrtari i Komunës së Gjilanit arrestohet pasi kishte kërkuar 2 mijë euro ryshfet

Policia e Kosovës nga njësia e krimeve ekonomike e ka arrestuar një zyrtar të Komunës së Gjilanit pasi që i njëjti kishte kërkuar 2 mijë euro ryshfet nga një qytetar.

I arrestuari është zyrtar i pronave në drejtorinë e buxhetit në Komunën e Gjilanit.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar zyrtar i Pronave në Drejtorin e Buxhetit Gjilan dyshohet se kishte kërkuar Ryshfet me vlerë prej 2000 euro nga ankuesi mashkull K-Shqiptar për shpronësimin e një prone në këtë Komunë. I dyshuari pas hetimeve intensive është arrestuar nga njësia e Krimeve Ekonomike, po ashtu janë konfiskuar bankënotat e shfrytëzuara. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë, shkruan KALLXO.com