Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zotimet e kandidateve për asambliste në Kuvendin Komunal të Prizrenit

Në Debat Pernime sonte përballë kandidatëve për kryetar të Komunës së Prizrenit  janë edhe shtatë kandidate për asambliste në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Ato në debat kanë dhënë zotimet e tyre në rast se marrim besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 17 tetorit.

Afërdita Morina nga LDK-ja tha se Prizreni vuan për ujë të pijes, duke kritikuar qeverisjen e deritanishme të Vetëvendosjes në këtë komunë. Ajo shtoi se partia e saj e ka planin në detaje për zgjidhje të problemit me ujë.

Ndërsa, Afërdita Spahiu nga AKR-ja tha se do të jetë zë i fuqishëm.

“Jetoj në lagjene Tusuzi që ka probleme të mëdha, duke filluar nga uji, kemi ngecje në rrymë dhe pjesa tjetër rreth spitalit, gjendet morgu, i cili është rreth rrugës dhe gjithë ventilimi i tij kalon tek pjesa e qytetarëve që banojnë rreth rrugës”, shtoi ajo.

E Dafina Bllaca nga PDK-ja tha se prioritet ka gjininë femërore dhe fëmijët e Prizrenit.

“Do të fokusohem në zhvillimin e politkave për cerdhe në lagje të dnryshme të Prizrenit”, u shpreh kandidatja.

Kurse, Lirije Bytyqi nga Nisma Socialdemokrate adresoi problemin e semaforëve në Prizren, duke e cilësuar këtë si prioritet të saj nëse bëhet asambliste.

“Në vendin ku jetoj ëhstë udhëkryq, dy semaforët nuk punojnë. Vetë kam qenë dëshmitare e tri aksidenteve që kanë ndodhë aty. Prioritet i dytë do të jetë rregullimi dhe ndërtimi i cerdhjeve publike. Prioritet i tretë është që ekzekutiv dhe në shkolla të ketë më shumë femra”, tha ajo.

Një kritikë për kundërkandidatet pati Mimoza Bushrani nga Lëvizja Vetëvendosje e cila është asambliste dhe kandidon sërish për këtë pozitë.

“Gratë që sonte po tregohen që janë zë i fuqishëm i grave nuk kanë pranu me mbajt senacë të ajshtëzkaonshme që të paguhen gratë edukatore”, tha ajo.

Në anën tjetër, Ngadhjesa Bresa nga Lista GUXO tha se do të mundohet të shtyjë përpara procese që kanë fokus grupet e inetresit, me theks rininë.

“Do të mundohen të fokusohem edhe në arsim dhe kulturë”, u shpreh ajo.

E fundit në renditje, kandidatja për asmabliste Shqipe Kastrati nga AAK-ja tha se orientim do ta ketë reformimin dhe depolitizimin e arsimit.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë karrigen e të parit të Prizrenit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në KallxoPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Prizrenit: Afrim Tejeci nga AKR; Anton Quni nga LDK; Milazim Lushaj, kandidat i pavarur; Mytaher Haskuka nga LVV; Shaqir Totaj nga PDK dhe Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe shtatë kandidate për asambliste në Kuvendin Komunal të Prizrenit: Afërdita Morina nga LDK; Afërdita Spahiu nga AKR; Dafina Bllaca nga PDK; Lirije Bytyqi nga Nisma Socialdemokrate; Mimoza Bushrani nga LVV; Ngadhjesa Bresa nga Lista GUXO dhe Shqipe Kastrati nga AAK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.