Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Agusholli i LVV: Rrugët në Pejë duhet t'i bëjmë një anësore që të krijojmë shtigje të biçikletave

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Pejës, Gazmend Agusholli ka deklaruar në Debat Pernime se për krijimin e shtigjeve të biçikletave në Pejë, duhet  shndërruar rrugët në një anësore.

“Sa i përket shtigjeve të biçikleta. Peja i ka rrugët e ngushta, ne duhet të shikojmë me ekspertë të komunikacionit, me i bo një anësore dhe aty ka mundësi të bëhen shtigjet e biçikletave”, ka premtuar Agusholli.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Pejës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Pejës: Gani Veselaj – kandidat i pavarur; Gazmend Agusholli nga LVV; Gazmend Muhaxheri nga LDK; Kreshnik Husaj nga PDU dhe Rrustem Berisha nga AAK.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Pejës: Albulena Mujaj Bajraktaraj dhe Xhenet Syka Kelmendi nga LDK; Arlinda Selmani dhe Vera Kolgjeraj nga AAK; Arta Nallbani dhe Flutra Kasapolli nga PDK; Eleonora Bala dhe Hidajete Nikçi nga LVV.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.