NISMA premton sigurime shëndetësore në vitin e parë të mandatit

Kandidati për deputet nga NISMA, Agim Çaka, ka thënë se Kosova në gajtë vitit 2020 do të ketë sigurime shëndetësore.

Çaka ka thënë se zbatimi i ligjit të sigurimeve shëndetësore do ta rriste edhe buxhetin në shëndetësi.

Në vitin e parë të mandatit do t’i funksionalizojmë sigurimet shëndetësore në mënyrë që buxheti I mbledhur do ta rriste edhe buxhetin në shëndetësi, pasi vec ekziston ligji, por nuk ka gjetur zbatim”, ka thënë Çaka.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë:  Fatmir Limaj– NISMA, Skender Reçica – NISMA, Bekim Brestovci – NISMA, Valdete Bajrami – NISMA, Arbëreshë Krasniqi – NISMA, Agim Çaka – NISMA, Albulena Balaj Halimaj – NISMA, Vesel Krasniqi – NISMA, Aferdita Gjonbalaj – NISMA, Fehmi Hysenaj – NISMA.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.