Ilustrim

Vrasja në Holandë: Policia e Utrechtit arreston të dyshuarin për vrasje të trefishtë

Një burrë u arrestua për sulmin në një tramvaj në qytetin holandez të Utrechtit i cili la tre të vdekur, njofton Policia holandeze, raporton BBC.

Pesë të tjerë u plagosën në incident dhe autoritetet thonë se motivi i sulmuesit mbetet i paqartë.

Gokmen Tanis, një 37 vjeçar, u arrestua disa orë pas sulmit. Nuk është ende e qartë se ku është arrestuar.

Incidenti nxiti bastisje në qytet dhe mbylljen e shkollave.

Çfarë ndodhi të hënën?

Rreth orës 10:45 të orës lokale, Policia u informua për të shtëna në bordin e një prej tramvajeve të qytetit.

Një dëshmitar i tha medias lokale se “një njeri filloi të shtinte në mënyrë të egër”.

Disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike.

Një tjetër dëshmitar i tha transmetuesit publik holandez NOS se ai kishte ndihmuar një grua të lënduar kur tramvaji erdhi në një ndalesë emergjente.

Pas incidentit, shkollat ​​u mbyllën dhe siguria u rrit në aeroporte dhe xhami, ndërsa policia kundër terrorizmit u aktivizua për të gjetur të dyshuarin.

Një fotografi e tij u postua në mediat sociale nga policia, e cila i paralajmëroi njerëzit që të mos i afroheshin atij, raporton BBC.

https://kallxo.com/3-te-vdekur-nga-sulmi-ne-holande/

https://kallxo.com/sulm-ne-tramvaj-ne-holande/

www,kallxo.com