Arkiv: Oliver Ivanoviq

Vrasja e Ivanoviqit: Prokuroria serbe nuk dorëzon deklaratat mikut të Ramush Haradinajt

Pak ditë pasi Ministria e Drejtësisë e Serbisë njoftoi se ka dërguar një raport me informacion në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviq, saktësisht  kur po bëhen një vit që nga vrasja e politikanit serb të Kosovës, prokurori special i Kosovës, thotë se në këtë dosje mungon deklarata që i dyshuari në arrati, Milan Rafoiçiq, e dha për organet hetimore serbe.

Lajmin për pranimin e raportit në Prokurorinë Speciale e ka konfirmuar për KALLXO.com prokurori i rastit, Sylë Hoxha, i cili megjithatë ka mohuar se pjesë e raportit është edhe deklarata e Milan Radoiçiq e dhënë në Serbi në lidhje me këtë rast.

“E kemi pranuar raportin, do të jetë pjesë përbërëse e shkresave të lëndës, nuk janë ato ku me ditë se çfarë të priturat, por ne do të shohim, diçka do të na hyjnë në punë. Deklarata e Milan Radoiçiq nuk është pjesë e këtij raporti dhe do të shohim më vonë”, thotë Hoxha.

Radoiçiq është nënkryetar i listës Serbe dhe disa herë ishte pritur në zyrën e Kryeministrit Haradinaj.

Më 23 nëntor të vitit të kaluar Policia e Kosovës zhvilloi një operacion të kërkimit në veri të vendit në për Milan Radoiçiq i cili nuk u gjet në vendqëndrimin e tij ndërsa gjatë këtij operacioni u arrestuan katër persona.