Kuvendi sot.

Vonohet Nisja e Seancës së Kuvendit

E plotësuar

Seanca e Kuvendit filloi në orën 10:50.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë nisur ende seancën e sotme, pavarësisht se fillimi i saj ishte caktuar për orën 10.

Kur kanë kaluar më shumë se 40 minuta nga koha e paraparë, shumë pak deputetë janë në sallën e Kuvendit për vazhdimin e seancës në të cilën janë shumë pika të rendit të ditës të mbetura nga seanca e nisur dje.

Gjatë ditës së djeshme, shumë votime kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit apo për shkak se deputetët e pranishëm nuk kishin pranuar të votonin, duke bllokuar vendimmarrjen.