VIDEO: Çka u konfiskua natën e vrasjes në Gjakovë

Në emisionin “Drejtësia në Kosovë” u transmetua reportazhi dhe aksioni i prokurorisë dhe policisë në lidhje me ngjarjes e së martës mbrëma ku në fshatin Marmullë të Komunës së Gjakovës u vra Tunë Bezhi e u plagos Anton Nikollaj.

I dyshuari pasi kishte kryer aktin ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ishte vënë në ndjekje të tij.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, tregoi se çka ishte konfiskuar dhe cila ishin provat e ngjarjes.

“Unë në vendin e ngjarjes kam dhënë udhëzimin që të sigurohen gëzhojat, të bëhet krahasimi që është konfiskuar nga i dyshuari,  merren mostrat e gjakut dhe të krahasohen nga Mjekësia Ligjore dhe të gjitha mostrat të tjera të nevojshme. Të gjitha provat që janë gjet këtu. Siç po shihet këtu është një rrip, plumbi e ka rrok në brezin e rripit. Të gjitha provat që jemi duke i mbledhur na ndihmojmë që nesër të kemi një aktakuzë të bazuar të argumentuar dhe kryerësi të merr dënimin e merituar”, tha Kryeprokurori Selimaj.

Kapiteni, Bekim Preqi tregon në bazë të dëshmive të dëshmitarëve se si kishte ndodhur ngjarja.

“Dyshohet se i dyshuari ka ardhur nga ai drejtim, viktima ka qenë këtu në vendin e ngjarjes duke biseduar dhe sipas dëshmitarëve është gjuajtur me pushkë automatike. Kemi gjurmë dhe dëshmi të mjaftueshme”, tha Kapiteni Bekim Preqi.