Vdes një person në Dollc të Klinës

Një 51 vjeçar ka vdekur në mëngjesin e sotëm në fshatin Dollc të Klinës gjatë një aksidenti trafiku.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 08:30 Policia e Kosovës është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës me të marrë informatën njësitë relevante kanë shkuar në vend të ngjarjes gjithashtu në vend të ngjarjes ka dalë edhe njësiti i forenzikës emergjenca dhe prokurori i shtetit”, tha Rugova duke mos dhënë më shumë detaje derisa të përfundojnë hetimet.

Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha për KALLXO.com se ende nuk dihet shkaqet e aksidentit dhe se po bëhet ekspertiza e komunikacionit.

“Me urdhër te prokurorit, trupi i pajete i viktimës është dërguar për obdukim. Prokuroria ka kërkuar te behet ekspertiza e komunikacionit dhe automjetit me te cilin është shkaktuar aksidenti”, tha Nikçi.