Ushtria e Shqipërisë angazhohet në fikjen e zjarreve në pyje

Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë angazhuar në luftën kundër zjarreve në pyje në pjesë të ndryshme të vendit.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka falënderuar djemtë dhe vajzat e Forcave të Armatosura për punën që po bëjnë në shërbim të komunitetit dhe ruajtjes se pasurisë së përbashkët, nga zjarret e qëllimshme të konstatuara gjatë tre javëve të fundit.

“Një situatë e pazakontë, përballë së cilës, pushteti vendor apo strukturat përgjegjëse nuk mund të mjaftohen vetëm me kërkesat për ndërhyrje nga ajri apo toka. Kushdo, që guxon t’i vërë flakën pyjeve e kullotave dhe kërkon të krijojë pasiguri duhet denoncuar e përballur me ligjin”, ka shkruar ministrja në profilin e saj në “Facebook”.