FOTO ILUSTRIM

Vjedhje e rëndë në Pejë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 00:30 në komunën e Pejës.

Viktima ka raportuar në polici se disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, duke vjedhur 500 euro para të gatshme dhe stoli ari të ndryshme.

Policia në raportin zyrtar ka njoftuar se ky rast është duke u hetuar.