Gjergj Xhuvani

Qendra Kinemtaografike: Vdekja e Xhuvanit, humbje për kinematografinë shqiptare

Qendra Kinematografike e Kosovës ka shprehur keqardhje për vdekjen e regjisorit shqiptar Gjergj Xhuvani.

Përmes një njoftimin, QKK thotë se Gjergj Xhuvani njihet si një ndër krijuesit më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare,

Ndër veprat më të njohura që i sollën Xhuvanit edhe famë ndërkombëtare janë “Parullat”, “I dashuri Armik”, “Lindje Perëndim Lindje”. Ndërsa vepra e tij e fundit “Liqeni im” që ishte e mbështetur edhe nga Qendra Kinematografike pritej të jepet premierë këtë vit.

Drejtori i QKK-së, Arben Zharku ka thënë se vdekja e Xhuvanit është një humbje të madhe për kinematografinë shqiptare, por edhe atë evropiane.

“Është humbje e madhe për kinematografinë shqiptare dhe evropiane ikja kaq e hershme e Xhuvanit. Do ta kujtojmë si një njeri të mrekullueshëm, si mik të madh dhe artist të përmasave globale”, ka thënë Zharku.

Gjergj Xhuvani u lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 diplomoi në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike.

 

Gjergj Xhuvani