Gjergj Xhuvani

Vdes regjisori shqiptar Gjergj Xhuvani

Është ndarë nga jeta në moshën 56 vjeçare regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani. Xhuvani ka vdekur në një spital të Romës, raporton Top Channel.

Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë dhe në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Gjergj Xhuvani ishte i martuar me aktoren Luiza Xhuvani.

 

Filmografia

Regjisor

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri

Lindje, perëndim, lindje – (2008)

I dashur armik – (2004)

Parullat -(2001)

Funeral Business – (1999)

Dashuria e fundit – (1995)

Një ditë nga një jetë – (1994)

E diela e fundit – (1993)

Bardhë e zi – (1991)

Skenarist

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 10 seri

I dashur armik – (2004)

Parullat -(2001)

Funeral Business – (1999)

Dashuria e fundit – (1995)

Një ditë nga një jetë – (1994)

E diela e fundit – (1993)

Bardh e zi – (1991)

Producent

Funeral Business – (1999)

Një ditë nga një jetë – (1994)

Aktor

Edhe ne luftuam – (1981) (TV)

Hije që mbeten pas – (1985)