Një grua dyshohet se është dhunuar në Prishtinë

Një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur të mërkurën në Prishtinë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, lidhur me këtë ngjarje është arrestuar një person nën dyshimin se ka abuzuar-dhunuar viktimën grua.

Tutje, Policia për rastin e iniciuar si “Dhunim” ka thënë se me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja, sipas raportit 24 orësh policor, ka ndodhur dje, më 8 nëntor 2022, rreth orës 10:20.