Me vonesë dhe probleme teknike, Veseli dhe ministri shpërndajnë certifikata për të rinj

Me vonesë prej 50 minutave dhe me probleme teknike është mbajtur sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinës ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për të rinj të cilët janë trajnuar në fushën e ndërmarrësisë.

Ministria e  Kulturës ka shpërndarë certifikatat për rreth 200 të rinj të moshave 18 -24 vjeç që ishin pjesë e programeve të trajnimin në fushës e ndërmarrësisë dhe planeve të biznesit.

Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, të cilët edhe ishin ‘fajtorët” që ceremonia fillojë me vonesë prej rreth 50 minuta,  pohuan se vonesa e tyre lidhje me zhvillimet e fundit që po kalon vendi, duke porositur të rinjtë që të përfitojnë nga mundësia pas trajnimeve dhe që ta duan vendin e tyre.

Gjatë fjalës së tij para të rinjve të certifikuar, Veseli theksoi buxheti për rininë do të trefishohet, duke potencuar rëndësinë që kanë edukimi dhe aftësimi i të rinjve. Ai tha se të rinjtë duhet ta ketë përgjegjësinë që ta bëjnë vendin më të mirë.

“Korrupsionin, nepotizmin duhet ta çrrënjosim sepse po i zbehë shanset për të rinj, që të ecim përpara. zhvillimi dhe e ardhmja e Kosovës varet se çfarë sot bënë rinia. Rina është e tashmja, andaj angazhohuni dhe luftoni për të drejta tuaja, për një Kosovës më të mirë më të zhvilluar”, ka thënë Veseli.

Sipas kryeparlamentari edhe zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi e mirë për të rinjtë që të jenë pjesë e proceseve që po kalon dhe e presin vendin.

Ndërkaq ministri i Kulturës Kujtim Gashi ka thënë se qëllimi i këtyre trajnimeve të mbështetura nga MKRS është përgatitja e shumë të rinjve për tregun e punës dhe edukimin në ndërmarrësinë dhe ngritje të bizneseve të vogla.

“Është viti i parë i lansimit të programit Fondit Rinor ka qenë një shumë prej rreth 1 milion euro dhe do të vazhdohet ndihma i organizatave rinore të profesionalizuara kryesisht në ndërmarrësinë, në mbështetje të të rinjve, ngritje të kapaciteteve, etj.”, ka thënë  ministri Gashi.