Kurti takon Ndihmës-sekretarin O’Brien: Konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Kurti ka thënë se O’Brien ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.

Sipas tij, ata kanë diskutuar për përparimin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës.

“Kënaqësi të takohem me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së O’Brien, i cili konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën. Diskutuam përparimin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës – i njohur gjerësisht nga organet ndërkombëtare – dhe unë përsërita përkushtimin tonë për anëtarësimin në BE dhe NATO si objektivat tona kryesore strategjike”- ka shkruar Kurti në platformën “X”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Parisi i Francës ka udhëtuar për në Malaga të Spanjës ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë 2023.

Sipas një komunikate për media nga Qeveria e Kosovës, i titulluar “Evropa në krye”, ky kongres do bashkojë krerë e liderë të shteteve e qeverive të udhëhequra nga parti simotra, aktivistë e mbështetës nga e gjitha Evropa për të diskutuar çështje, zgjedhur udhëheqësinë e PES dhe përgatitur për zgjedhjet e ardhshme evropiane.