Fotografia, Zyra e Kryeministrit, 09.04.2024

Kurti shtron iftar për zjarrfikësit e Kosovës

Zjarrfikësit e Kosovës mbrëmë kanë marrë pjesë në një darkë të cilën e ka shtruar Kryeministri Kurti në kuadër të në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit. 

Bashkë me zyrtarët e Agjencisë së Menaxhnimit të Emergjencave konkretisht zjarrfikësit, ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashani. 

“Kryeministri tha se ky është një muaj në të cilin na i kujtojmë vetës edhe njëri tjetrit vlerat e solidaritetit, përkrahjes për ata të cilët i kanë nevojat më të mëdha e kushtet më të vështira në mënyrë që duke ju përkushtuar anës shpirtërore të njeriut dhe ndihmës për tjetrin të ngritemi të gjithë bashkë si shoqëri, si popull, ashtu që të mos ngelet askush mbrapa”- thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. 

Iftari është shtruar më 08.04.2024, ndërsa në njoftim thuhet se Kryeministri Kurti falënderoi zjarrfikësit për gjithë kontributin, punën, rolin vigjilencën që e tregojnë në përmbushjen e detyrave të tyre.

KALLXO.com javë më parë transmetoi pamje të rënda të kushteve të punës së zjarrfikësve të Kosovës. 

Në Klinë, myku është shfaqur në dhomën e kujdestarisë së zjarrfikësve derisa në një pjesë muri është plasaritur. 

Gjendje e rëndë sa u përket pajisjeve të zjarrfikësve është edhe në Viti.

Nga nëntë automjete që ka Suhareka gjithsej për zjarrfikësit vetëm një mund të jetë në gjendje gatishmërie pasi që nuk ka hapësira të tjera ku të mirëmbahen.

Objekti ku janë të vendosur zjarrfikësit e Suharekës është i viteve ‘70-ta.

As në Suharekë nuk mund të intervenohet nga kati 3 e lart me automjetet që posedojnë aktualisht.

Kjo pasi që nuk kanë shkallë hidraulike që ndihmojnë ngjitjen në katet e larta për intervenim.

Flaka jashtë e myku brenda – Lufta e dyfishtë e zjarrfikësve të Kosovës