Foto: Memli Krasniqi/Facebook

Krasniqi për Kurtin: Shkollat i mbylli për nxënës, por i hapi për zgjedhje të Vetëvendosjes

Kyretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka reaguar Kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Krasniqi ka thënë se karriget e pushtetit janë më të rëndësishme se karriget e nxënësve pasi shefi i ekzekutivit, sipas të parit të PDK-së, i ka mbyllur shkollat për nxënësit, por i ka hapur për zgjedhjet e Vetëvendosjes.

“Shkollat i mbylli për nxënës, por i hapi për zgjedhje të Vetëvendosjes, sepse për Albin Kurtin, karriget e pushtetit janë më të rëndësishme se karriget e nxënësve tanë” ” – u shpreher Krasniqi.

Ai tutje tha që këta nxënës po vazhdojnë të mbesin të mbyllur nëpër shtëpi, për shkak të arrogancës së Kurtit.

I pari i PDK-së tha se Kryeministri merret me armiq imagjinarë e jo me probleme të qytetarëve.

“Në krizën më të madhe të arsimit që nga vitet e ’90-ta, Kryeministri ushqen fantazitë e tij, larg brengave dhe problemeve që po rriten çdo ditë në Kosovë. Tamam si një Don Kishot që lufton me mullinjtë e erës” – vazhdoi tutje Krasniqi.

Ai gjithashtu reagoi ndaj deklaratës së sotme të Kurtit, i cili pasi u pyet për grevën tha se “sindikalistëve të PAN-it iu ka ndaluar koha në qershorin e vitit 2017”.

Për këtë deklarat, Krasniqi në ragimin e tij u shpreh duke thënë se “Tash, e paska quajtur SBASHK-un sindikatë të PAN-it. Cilit PAN?! Nuk ka PAN. Ka grevë!”.

Tutje Krasniqi tha se SBASHK-u nuk po tregohet partner fleksibil, por gatishmëria që fëmijët të vuajnë, sipas tij, vetëm që Albin Kurti të quhet i “pathyeshëm” nga militantët e tij, është mentalitet diktatorial.

“Unë, besoj se qytetarët nuk kanë votuar që të kenë një Kryeministër i cili e lë popullin pa arsim e fëmijët pa shkollim. Jam i bindur se qytetarët nuk kanë votuar që sot të përballen me këtë mentalitet dhe tendencë të Kryeministrit për t’i nënshtruar të gjithë” – shtoi tutje Krasniqi.

Ai po ashtu tha se sot, sipas tij, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për zgjidhje konkrete të problemeve, jo për fjalë të thata e inate dhe se ka nevojë për lidership që e ruan dinjitetin e secilit qytetar e jo për lider që krijon ndasi edhe më të mëdha në shoqëri.

Krasniqi kërkoi nga Kurti që të ‘Lëviz nga vendi’ duke ofruar zgjidhje për t’i kthyer fëmijët në shkolla.