Qafore ari

Konfiskohet një sasi ari dhe argjendi në dy biznese në Gjilan

Pesë biznese të argjendarisë janë kontrolluar dje, derisa në dy prej tyre është konfiskuar një sasi ari dhe argjendi.

Aksioni është zhvilluar rreth orës 10:00 nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë, të asistuar nga zyrtarë të Administratës Tatimore e Kosovës dhe Doganës se Kosovës.

Lidhur me rastin, janë intervistuar dy persona të dyshuar.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit  rasti shkon në procedurë të rregullt.