Ilustrim

Konfiskohet drogë në Prizren

Afër një kilogramë mariuhanë janë konfiskuar gjatë një bastisje në një lokal në qytetin e Prizrenit.

Policia njofton se bastisja është kryer në rrugën Zekirja Rexhepi ndërsa droga është zbuluar në shtëpinë dhe lokalin e të dyshimit.

Poseduesi i narkotikëve sipas policisë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.