Robert Mugabe - Foto: REL /AP

Jep Dorëheqje Presidenti i Zimbabvesë

Robert Mugabe, ka dhënë dorëheqje si president i Zimbabves, pak pasi parlamenti filloi procesin e shkarkimit, për ti dhënë fund qeverisjes së tij katër dekadëshe.

Mugabe kishte refuzuar të japë dorëheqje javën e kaluar edhe pas ndërhyrjes ushtarake dhe shkarkimit nga partia e tij.

Robert Mugabe kishte qenë në arrest shtëpie që nga java e kaluar ndërsa po zhvilloheshin bisedime për largimin e tij.

Ai ka qenë në pushtet që nga pavarësia e vendit në vitin 1980. (REL)